Të prekurit nga tërmeti, nuk kërkohet kontrata për bonusin e qirasë

AKTUALITET


Qeveria ka hequr kushtin për pasjen e një kontrate për të përfituar bonusin e qirasë për familjet që u prekën nga tërmeti i 26 nëntorit. Në një deklaratë për A2CNN, zëvendësministrja e Brendshme, Rovena Voda tha se nuk është kush kontrata për të përfituar bonusin e qerasë.

 “Janë mbi 5 mijë të akomoduar në hotele. Kemi hequr kriterin e kontratës së qerasë, dhe tashmë nuk duhet paraqitja e kontratës për të përfituar bonusin e qerasë. Nga buxheti i Shtetit në Bashkinë Durrës janë alokuar 50 milionë lekë deri në 31 dhjetor, ku do të përfitojnë 1310 familje, më pas me buxhetin 2020 do të ketë sigurisht një shumë e re”, thotë Voda.


Voda saktëson edhe numrin e verifikimeve në terren dhe objekteve të dëmtuara, ku vetëm në Durrës janë 3027 të tilla. Rindërtimi fillon shumë shpejt dhe miliardat tashmë janë akorduar. Sipas zëvendësministres, në terren morën pjesë 100 grupe ekspertësh, kryesisht inxhinierë, ku 100 specialistë ishin të huaj, ndërsa një rol të rëndësishëm pati edhe policia, e cila në momentet e para orientoi ekspertët tek zonat më të prekura.




Skip to toolbar