Përfshihet nga flakët mjeti i efektivit të Policisë në Pogradec

AKTUALITET


Një mjet është përfshirë nga flakët rreth orës 3:00 të mëngjesit të sotëm. Mjeti që ishte i parkuar i përket një efektivi policie.

Sipas të dhënave paraprake dyshohet për ngjarje aksidentale, megjithatë policia po vijon hetimet për sqarimin e ngjarjes.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen 3 përballë, ndërkohë policia ka marrë kamerat e një hoteli përballë për të parë nëse kemi të bëjmë me ngjarje aksidentale apo të qëllimshme.

Zjarr është fikur nga forcat e MZSH duke shpëtuar edhe dy makina të tjera, që ishin parkuar pranë mjetit në flakë.



Skip to toolbar