Përmbytjet në Gjermani shkaktojnë 7 viktima dhe 30 të zhdukur

BOTA


Është një fenomen që ndodh një herë në gjeneratë. Shirat e dendur në Gjermani shkaktuan përmbytje të rënda. Si pasojë, 7 persona kanë humbur jetën dhe 6 shtëpi janë shembur në një rajon perëndimor të vendit.

Disa persona janë shpallur të zhdukur teksa të tjerë u detyruan të hipnin në çati, njoftoi policia. Mediat gjermane raportojnë për 30-qytetarë të shpallur të zhdukur dhe mbi 25 banesa në rrezik shembjeje në rajonin kodrinor Eiffel.


Reporterët e agjencisë Reuters bëjnë me dije se qasja në shumë zona është bllokuar teksa rrjeti telefonik është i paqëndrueshëm. Dy zjarrfikës u mbytën, sipas raportimeve.

Qeveria gjermane dërgoi ushtrinë për të ndihmuar popullatën në përballimin e kësaj fatkeqësie natyrore. Hekurudhat, rrugët dhe transporti ujor u ndërprenë për shkak të përmbytjeve të rënda. Shirat e dendur pritet të vazhdojnë në jug perëndim të Gjermanisë edhe gjatë të premtes.




Skip to toolbar