Një aksident i rëndë ka ndodhur në Fier ku shoferi i një makine tip “Audi” ka përplasur fort këmbësoren, të cilën e ka lënë të plagosur në mes të rrugës dhe është larguar nga vendngjarja.
Policia bën me dije se aksidenti ka ndodhur mesditën e së shtunës në vendin e quajtur “Patos fshat”.
Këmbësorja A.M, 47 vjeçe është banuese në Cakran. Ajo është dërguar në spital dhe ndodhet në gjendje të rende për jetën.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit.