Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur mesditën e së shtunës në autostradë Levan- Tepelenë, në afërsi të fshatit Çerven. Një makinë e tipit Benz ka përplasur për vdekje drejtuesin e motorit.
Një automjet tip “Mercedes” me traga FR 0790P është përplasur me një motor me targa greke, ku ka humbur jetën drejtuesi i këtij të fundit. “Mercedezi” ka përfunduar në kanal, ndërsa drejtuesi i tij është larguar nga vendi i ngjarjes
Policia e ka identifikuar shtetasin me inicialet K.Z dhe është vënë në kërkim të tij. Ndërsa grupi hetimor po punon të zbuluar identitetin e viktimës.