Përplaset me makinë për vdekje çifti shqiptar në SHBA

Më të fundit


Një çift shqiptar është përplasur për vdekje nga një makinë në New Jersey të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, sapo kanë dalë nga shtëpia. Viktimat janë Muhamet Oparaku, 68 vjeç dhe bashkëshortja e tij Bukurie Oparaku, 64 vjeçe. Për ngjarjen u arrestua Donald Kumar Davis 29 vjeç, pasi përplasi me makinë me shpejtësi çiftin shqiptar, i cili sapo kishte dalë nga banesa, ndërsa ndërruan jetë në spital.

Çifti shqiptar kishte emigruar në SHBA disa vite më parë. Muhamet Oparaku kishte qenë me detyrë shef policie në Pogradec, ndërsa pas emigrimit në SHBA ishte menaxher në një kompani. Çifti Oparaku, dëshirën e fundit e kishte që të prehej në vendlindje.


Njëri nga kolegët e tij u shpreh për “Daliy voice” se Oparaku ishte një njeri punëtor duke e cilësuar si menaxher të madh. “Ishin njerëz shumë të dashur dhe punëtorë. Ai ishte një menaxher i madh dhe i përulur, inteligjent dhe gjithmonë i respektueshëm. Dëshira e vetme e çiftit ishte që të varroseshin në Shqipëri. Ne do të plotësojmë amanetin e tyre”, tha kolegu i Oparakut.




Skip to toolbar