Përqafimi çarmatos të riun. Mësuesi hero eviton tragjedinë (video)

AKTUALITET


Mediat Amerikane publikuan një video, ku tregohet se si një mësues i një shkolle të mesme në Parkrose të Portland, shmang një tragjedi në shkollë, duke i hequr armën një 18-vjeçari që dyshohet se do të kryente vetëvrasje. Keanon Lowe, një ish-futbollist dhe tashmë mësues i fizkulturës në shkollën e mesme, shpëtoi të riun nga vetëvrasja duke e përqafuar, dhe më pas një tjetër person i mori armën e gjahut, që i riu mbante në dorë.

Lowe e mbajti të përqafuar 18-vjeçarin Angel Granados Diaz, deri sa erdhi policia. Kur arritën oficerët mësuan se një punonjës i shkollës, i identifikuar më vonë si ish-futbollisti i Universitetit të Oregon, Keanon Lowe, ndaloi Granados-Diaz. I riu u arrestua, ndërsa pohoi se do të vetëvritej në shkollë pasi ishte ndarë nga e dashura.


Në një intervistë dhënë për mediat, mësuesi Keanon Lowe u shpreh: “Në atë moment ndjeva dhembshuri për të. Kam pasur një bisedë me të, natyrisht ai u dorëzua.  Unë dëshiroja që ai të dinte se isha aty për t`i shpëtuar jetën”, është shprehur mësuesi. Autoritetet hetuese të ngjarjes dëshmuan se i riu nuk kishte qëllim të dëmtonte njeri tjetër veç vetes së tij.




Skip to toolbar