Peshqit kthehen në një problem serioz për ekosistemin dhe turizmin

BOTA


Krapi aziatik, po kthehet në një problem shqetësues për SHBA. Zona e  Kentucky po vuan shumë nga kjo specie që kanë pushtuar liqene, lumenj dhe diga.

Krapi aziatik është një lloj peshku që shumohet shumë shpejt dhe është shumë i ndjeshëm ndaj zhurmës. Sikur edhe një motor i një varke të vogël, bënë që ky peshk të kërcejë mbi sipërfaqen e ujit, kërcim që ndonjëherë arrin deri në 10 metra lartësi.


Deri këtu nuk duket se ka ndonjë problem, por kërcimet e tyre, apo dendësia e madhe në një liqen apo lumë shkakton shkatërrimin e varkave, motorëve të anijeve, dëmtimin e anijeve të peshkimit, madje plagosin edhe njerëz kur kërcejnë lart.

Kjo çështje bëhet edhe më e rëndë për ekosistemin e zonës, pasi numri  i lartë i tyre bën që të hanë të gjithë ushqimin në pellgun ku ndodhen, duke shkatërruar ekosistemin dhe duke lënë peshqit e tjerë të “ngordhin urie”.

Për të kuptuar rëndësinë e çështjes departamenti i Peshkut dhe i Burimeve të Jetës në  Kentucky  përdori disa varka “tronditëse” për të trullosur krapin në mënyrë që ata të notonin në sipërfaqe dhe të mund të mblidheshin dhe numëroheshin. Kjo anije përdor rrymë elektrike për t’i trullosur këta peshq. Rryma vetëm i trullos për t’i nxjerrë në sipërfaqe, por nuk i vret peshqit.

Eksperimenti u bë Digën Barkley, ku krapi aziatik ka ardhur prej rrjedhjeve ujore duke pushtuar të gjithë digën duke shqetësuar autoritete për dëmtim të mundshëm të saj. Pamjet e eksperimentit ishin tronditëse, sipërfaqja e digës u mbush me krap aziatik.

Por si erdhi krapi aziatik në SHBA?

Gjithçka nisin në vitet 70 kur ato u sollën për të populluar liqenet me alga. Në këtë mënyrë do të bënin pastrimin e tyre nga barishtet e shumta që mbinin në to. Por nga pellgjet do të futeshin shpejt në sistemin e lumenjve. Tashëm ato popullojnë disa liqene turistike duke dëmtuar edhe turizmin, pasi e bëjnë thuajse të pamundur lundrimin me varka.




Skip to toolbar