Pfizer dhe Moderna do të shpërndajnë 135 milionë doza të vaksinës në SHBA gjatë 5 javëve të ardhshme

CORONAVIRUS


Pfizer dhe Moderna do të shpërndajnë të paktën 135 milionë doza tjera të vaksinave kundër coronavirusit gjatë pesë javëve të ardhshme.

Dy kompanitë kanë rritur kapacitetet prodhuese dhe kanë gjetur një zgjidhje për shpërndarjen e vaksinave, që kohë më parë shkaktonin probleme në vonesa, transmeton Telegrafi.


Edhe Jonhson & Johnson ka njoftuar se është e gatshme për shpërndarjen e katër milionë dozave, dhe 20 milionë doza tjera mund t’i prodhojë deri në fund të muajit të ardhshëm.

AstraZeneca gjithashtu ka bërë të ditur se pret të marrë autorizimin në prill, dhe më pas do të shpërndajë 30 milionë doza.




Skip to toolbar