Skënderbeu dhe Flamurtari e mbyllën në barazim 1-1 pjesën e parë, në takimin e javës së parë të fazës së dytë të Superligës. Skuadra e drejtuar nga Ilir Daja gjeti rrjetën në minutën e 23` me Dejvi Bregun.
Sulmuesi i Skënderbeut shënoi pas një asisti brenda zonës nga Nazmi Gripshi, teksa me të djathtën e tij gjuajti fortë drejt rrjetës dhe ndryshoi shifrat e takimit.
Ndërkohë, Skënderbeu dominoi lojën gjatë pjesës së parë, duke tentuar disa herë portën, por goli i Bregut ishte i vetmi që realizuan. Në fund të pjesës së dytë, ishte sulmuesi shkodran i Flamurtarit, Xhevair Sukaj ai që vendosi barazpeshën në takim.
Në krahun tjetër, supersfida e kësaj jave është ajo mes Partizanit dhe Kukësit që po zhvillohet në “Selman Stërmasi”. Të dyja skuadrat e mbyllën pjesën e parë të lojës me rrjeta të paprekura, por duke rrezikuar jo pak në portat respektive.
Megjithatë, pjesa e parë nuk solli asnjë gol. Në sfidën e parë mes këtyre dy skuadrave për këtë sezon, ishte Kukësi që mori tre pikët në fillim të kampionatit, por prej asaj kohe, Partizani është rritur duke kryesuar kampionatin