Pjesë e grupit që iu sekuestruan 5 milionë euro pasuri, Ilir Duro ekstradohet drejt Shqipërisë

AKTUALITET


Ilir Duro, 51 vjeçari i cili u ekstradua sot nga Italia drejt Shqipërisë, nën akuzën e trafikut të lëndëve narkotike, është shfaqur më herët në përgjimet e publikuara gjatë goditjes së një grupi kriminal shqiptar që vepronte në Itali.

Në 2017-tën Ilir Duro shfaqet në përgjimet e autoriteteve italiane teksa udhëzon anëtarë të tjerë të një grupi kriminal që të heqin të gjitha provat që ndodheshin në shtëpinë e tij të cilat e inkriminonin në trafikun e drogës.


Nga hetimi i nisur që në vitin 2017 mes autoriteteve italiane dhe shqiptare për çmontimin e bandës italo-shqiptare, u sekuestruan 5 milionë euro dhe sasi të mëdha droge, megaoperacioni i zhvilluar në koordinim me EUROJUST solli 43 urdhër-arreste në të dyja vendet.




Skip to toolbar