Një i ri, 26 vjeç, mbeti i plagosur rëndë mbrëmjen e të premtes në Mirditë.
Sipas raportimit zyrtar të Policisë, mësohet se shtetasi F.L., 26 vjeç është plagosur në rrethana të paqarta.
Ngjarja ndodhi në vendin e quajtur “Rreth i Epërm” në Mirditë, ndërsa ende nuk dihen detaje për shkaqet e plagosjes.
I riu mbeti i plagosur rëndë dhe është dërguar me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë për ndihmë mjekësore.
Ndërkohë, Policia e Lezhës thotë se po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe arrestimin e autorit apo autorëve të plagosjes. Policia ka ngritur grupe kontrolli në zonën ku ndodhi ngjarja.