Balla: Kuvendi i bën thirrje Metës të reflektojë

POLITIKË


Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar pas deklaratës së Presidentit Meta për referendum, duke deklaruar se Kuvendi i bën thirrje Metës të reflektojë dhe të kthejë institucionin në kufijtë e kompetencave Kushtetuese.

Në një postim, ku deklaron që prioritet i Shqipërisë për vitin 2020, mbetet fillimi i bisedimeve për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, Balla ka deklaruar në Rezolutën e miratuar 7 ditë më parë “Kuvendi i Shqipërisë i bën thirrje Presidentit të Republikës të heqë dorë nga tentativat dhe aktet që bllokojnë zbatimin e Reformës në Drejtësi dhe funksionimin normal të organeve kushtetuese ku një prej më të rëndësishmeve është Gjykata Kushtetuese. Kuvendi i Shqipërisë në mënyrë të përsëritur i bën thirrje Presidentit të Republikës të reflektojë duke kthyer institucionin e Presidentit në kufijtë e kompetencave të njohura nga Kushtetuta dhe të mos ndërrmarrë asnjë veprim tjetër në shkelje flagrante të Kushtetutës”, deklaroi kreu i grupit të PS.





Skip to toolbar