Plagosi kunatin me armë pas askidentit, 4 të arrestuar në Vlorë

AKTUALITET


Policia e Vlorës zbardhi ngjarjen e ndodhur të dielën në mesnatë, ku mbeti i plagosur një i ri pas një konflikti. Sipas policisë, mbrëmjen e të dielës, në Spitalin e Vlorës shkoi i plagosur me armë zjarri shtetasi me inicialet E.N., 25 vjeç, banues në fshatin Ferras në Fier. Sipas policisë, ngjarja ndodhi në vendin e quajtur Mbikalimi i Levanit, ku si fillim janë përplasur mjeti tip Voklswagen Golf me drejtues shtetasin E.B., dhe pasagjer shtetasit E.Y. dhe Xh.T., dhe mjeti Alfa Romeo, me drejtues shtetasit M.T., dhe pasagjerë shtetasit S.Q. dhe E.N.

Këta të fundit, në tentativë për t’u larguar me mjetin e tyre nga vendi i ngjarjes në drejtim të Vlorës janë ndjekur nga 3 shtetasit e tjerë me mjetin Volskwagen Golf dhe ka nisur konflikti midis tyre në mbikalimim e Novoselës, pranë një karburanti, ku si pasojë, duke qenë edhe nën efektin e pijeve alkoolike, dyshohet se shtetasi M. T. qëlloi në ajër me armë zjarri dhe aksidentalisht plagosi kunatin e tij shtetasin E. N., i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Vlorë, jashtë rrezikut për jetën.


Grupi i posaçëm hetimor, në vijim të punës intensive për zbardhjen e ngjarjes bëri dokumentimin e plotë të saj, duke arrestuar në flagrancë për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, “Armëmbajtja pa leje”, “Kanosja”, “Drejtimi i mjetit në gjendje të dehur” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”, shtetasit: M. T., 41 vjeç, banues në Vlorë, S. Q., 20 vjeç dhe E. N., 25 vjeç, banues në Ferras, Fier.

Gjithashtu, Policia arrestoi në flagrancë për “Moskallëzim Krimi” shtetasin E. K., 27 vjeç, banues në Zharrës, Fier, punonjës (roje) pranë karburantit ku ndodhi përplasja. Materialet do t’i referohen Prokurorisë në ngarkim të tyre, për veprime të mëtejshme.




Skip to toolbar