Policia e Shkodrës zbardhi një ngjarje të rëndë, të datës 4 korrik të këtij viti, ku pas një konflikti për motive banale, mbeti i plagosur një i ri.
Sipas një njoftimi të Policisë së Shtetit, mësohet se është arrestuar shtetasi A.SH., 20 vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim për plagosjen e një 19 vjeçari, me inicialet I.P.
Ngjarja ndodhi në 4 korrik të këtij viti në lagjen “Qemal Stafa” në Shkodër, ku 20-vjeçari A.SH., qëlloi me thikë 19-vjeçarin me inicialet I.P.
Dy të rinjtë patën një konflikt me tyre për arsye banale, ku mësohet se i plagosuri pati sharë bashkëmoshatarin e tij nga familja. Më pas, shtetasi me inicialet A.SH. e qëlloi me thikë shokun, duke e lënë të plagosur rëndë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, “Ndërhyrje të padrejta në jetën private” e “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.