Plagosje me armë zjarri në Shkodër, qëllohet me dy plumba 45-vjeçari

AKTUALITET


Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur këtë paradite në qytetin e Shkodrës. Mesohet se ka mbetur i plagosur shtetasi Nikolin Upa, rreth 45 vjeç.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Shkollës Pyjore. Mësohet se 45-vjeçari ka marrë dy plumba në këmbë dhe është dërguar në Spitalin e Shkodrës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit, ndërsa nuk dihen ende arsyet e plagosjes.



Skip to toolbar