Plagosje në autostradë, atentat ndaj anëtarit të bandës së Lul Berishës

AKTUALITET


Nga të shtënat me armë zjarri, mesditën e së enjtes në autostradën Tiranë-Durrës ka mbetur i plagosur Julian Meçaj, i cili është anëtar i bandës së Lul Berishës.

Ai u plagos teksa po udhëtonte me mjetin e tij ‘Range Rover”. Julian Meçaj mori plagë me armë dhe u dërgua në spitalin e qytetit.

Meçaj nuk është një emër i panjohur për policinë, pasi ai është akuzuar për disa vepra penale por në asnjë moment nuk është shpallur fajtor. 

Mësohet se policia ka ngritur disa postblloqe për të rënë në gjurmët e autorëve.



Skip to toolbar