Sulm me armë në Gjermani, dyshohet për 6 të vdekur

Të paktën 6 persona raportohet se mbetën të vdekur në Gjermani, pas një sulmi me armë zjarri.

Sipas medias gjermane RTL, ngjarja ndodhi në rajonin e Baden-Wurttemberg në Gjermani. Policia lokale njoftoi për vdekje të mundshme, por nuk dha një shifër të saktë.

Ndërkohë, raportohet se disa persona të tjerë mbetën të plagosur rëndë. Autori i dyshuar i ngjarjes është ndaluar nga policia.

Ende nuk dihet nëse është një sulm terrorist apo ngjarje që lidhet me rrethana të tjera.

Qitje me armë artizanale, plagoset rëndë 21-vjeçari në Poliçan

Një i ri, në moshën 21-vjeçare mbeti i plagosur rëndë pasditen e të dielës në Poliçan. Shtetasi me inicialet A.SH, 21-vjeç, sipas Policisë, ishte duke bërë qitje me një armë gjahu artizanale e improvizuar prej tij. Gjatë kohës që po kryente qitje, arma shpërtheu, duke dëmtuar të riun. Gjilpëra e armës e goditi 21-vjeçarin në fytyrë, e bashkë me të edhe gazrat e armës.

Pas ngjarjes, i riu është dërguar në Spitalin Rajonal të Beratit ku i është dhënë ndihma e shpejtë. Megjithatë, ai është dërguar me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë për ndihmë mjekësore të specializuar.

Sipas policisë, gjendja e të riut është e stabilizuar dhe jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, për 21-vjeçarin nisi procedimi penal në gjendje të lirë për veprat penale “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve të gjuetis dhe sportive ” dhe “Prishje të qetësisë publike “, parashikuar nga nenet 274 e 280 i Kodit Penal”, njofton policia.

I gjendet kanabis dhe armë, në kërkim 42-vjeçari në Skrapar

Policia e Beratit shpalli në kërkim një 42-vjeçar, me inicialet D.H., banues në fshatin Barç të Skraparit. Ky shtetas, që mbante detyrën e kryeplakut të këtij fshati, është në kërkim pasi gjatë në banesën e tij është sekuestruar 15 kg kanabis dhe një armë gjahu.

“Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Skrapar, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative se shtetasi D. H. posedonte lëndë narkotike, u ushtrua kontroll në banesën dhe magazinën e tij, ku u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 15 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa dhe një armë gjahu teke”, thuhet në njoftim.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, “Mbajtja pa leje e armëve të gjahut”, “Shpërdorim detyre” dhe “Kultivim i bimëve narkotike”.

Drogë dhe armë, pranga kryeplakut në Korçë

Policia e Korçës arrestoi në flagrancë kryeplakun e fshatit Peshtan në Maliq. Shtetasi me inicialet O.Ç., 55 vjeç, është arrestuar për shpërdorim detyre dhe armëmbajtje pa leje.

Sipas Policisë së Shtetit, mësohet se ky shtetas shpërdoroi detyrën, pasi gjatë kontrollit që shërbimet e Polcisë ushtruan në një zonë pyjore, në fshatin Peshtan, gjetë të kultivuara bimë të dyshuara narkotike.

Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e kryeplakut, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 1 armë gjahu çifte, të cilën e posedonte pa leje.

Nga ana e Policisë po punohet për vënien përpara përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë, të dyshuar si të implikuar në këtë ngjarje.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës të Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme hetimore.

Plagosje me armë në Burrel, rëndë i moshuari

Mbrëmjen e të shtunës në qytetin e Burrelit është plagosur një person.

Nga informacionet paraprake mësohet se ka pasur të shtëna me armë zjarri, dhe për pasojë është plagosur një person.

Personi i plagosur mësohet se është një 68-vjeçar, gjendja e tij shëndetësore mësohet se është e rëndë.

I plagosuri është dërguar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë. Policia nuk ka bërë ende të ditura detaje nga ngjarja.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes, ndërsa motivet e saj nuk janë bërë të ditura ende.

Kanosi gruan me kallash, pranga shkodranit në pyll

Policia e Shkodrës parandaloi një konflikt në familje, i cili rrezikonte të merrte përmasa dramatike. Sipas një komunikate të Policisë së Shtetit, mësohet se është arrestuar në flagrancë një shtetas me inicialet Z.Ç., 29 vjeç. Ky person, ka dhunur fizikisht bashkëshorten e tij, duke e kanosur me armë.

Pasi është lajmëruar, Policia e Shkodrës shkoi në vendin e ngjarjes, në fshatin Rragam, ku gjeti 29-vjeçarin duke kanosur bashkëshorten e tij me armë zjarri dhe po e rrihte, brenda banesës. Sapo ka pikasur shërbimet e policisë, shtetasi me inicialet Z.Ç., ka lënë në banesë armën e zjarrit dhe është larguar nga shtëpia në drejtim të pyllit.

Ndërkohë, policia e ndoqi dhe pas disa orësh, arriti t`i vinte prangat. Në cilësinë e provës material, 29-vjeçarit i është sekuestruar një armë zjarri e llojit kallashnikov, ndërsa ky shtetas, akuzohet për tre vepra penale: “Kanosje”, “Dhunë në familje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”. Materialet hetimore për këtë person i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër.

Me armë dhe drogë nëpër Tiranë, kapen në lokal dy persona

Policia e Tiranës ka arrestuar dy persona në flagrancë në kuadër të operacionit “Aleati 2”. Konkretisht, sipas një informacioni zyrtar të Policisë së Tiranës, mësohet se janë arrestuar shtetasit me inicialet E.D., 33 vjeç dhe E.B., 25 vjeç, të dy banues në tiranë. Për këta shtetas, policia kishte marrë informacion në rrugë operative, se lëviznin me sende të kundërligjshme me vete.

Menjëherë nga shërbimet e policisë është organizuar operacioni policor “Aleati 2” për kapjen e tyre në flagrancë. Pasi shërbimet e policisë i kanë konstatuar këta dy shtetas në një lokal në zonën e Yrshekut, u kanë ushtruar kontroll fizik. Gjatë kontrollit fizik shtetasit E. D., iu gjet një armë zjarri pistoletë me krehër me fishekë, ndërsa shtetasit E. B., iu gjet një armë e ftohtë thikë dhe një sasi lënde e dyshuar kanabis.

U sekuestruan në cilësinë e provës materiale: një armë zjarri pistoletë me krehër me fishekë, një armë e ftohtë thikë dhe një sasi lënde e dyshuar kanabis. Materialet proceduarale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “ Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” në ngarkim të shtetasit E. D. dhe për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta” e “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” në ngarkim të shtetasit E. B.

Me pistoletë në brez drejt Vorës, arrestohen dy të rinj në urban

Policia e Tiranës ka arrestuar një 19-vjeçar, pasi është kapur në flagrancë duke mbajtur një armë zjarri, pistoletë, teksa ishte duke udhëtuar me linjën e urbanit Tiranë-Vorë. Ndërkohë, po sipas policisë, për veprën penale të “Moskallzim krimi”, është arrestuar dhe një tjetër 19-vjeçar nga Bërzhita. Paraditen e të premtes, në linjën e urbanit Tiranë-Vorë, dy të rinjtë kanë qenë duke udhëtuar së  bashku në drejtim të Vorës.

Njëri prej tyre ka pasur një armë zjarri të llojit pistoletë. Shtetasi me inicialet, K.M., që sipas policisë është nga Librazhdi, është vënë re nga udhëtarët e autobusit. Menjëherë është lajmëruar salla operative, ndërsa në vendin e quajtur “Mbikalimi i Vorës”, është bërë ndalimi i autobusit dhe arrestimi i 19-vjeçarit.

Gjatë kontrollit, shtetasit K.M, lindur në Librazhd e banues në Tiranë, i është gjetur një armë zjarri pistoletë me krehër dhe fishekë. Bashkë me të, është arrestuar dhe shtetasi tjetër 19 vjeç, me inicialet K.M., lindur në Bërzhitë, i cili shoqëronte personin e arrestuar me armë, ndërsa akuzohet për veprën penale “Moskallzim krimi”. Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Kanosi me armë djemtë e deputetit Spartak Braho, në kërkim 30-vjeçari në Durrës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në 18 gusht në qytetin e Durrësit. Një peson mësohet të ketë sulmuar djalin e deputetit Spartak Braho, Kreshnik Braho. Mësohet shtetasi me inicialet L.K, ka goditur dhe thyer me tytën e automatikut xhamat e mjetit të djalit të deputetit Spartak Braho, shtetasit Kreshnik Braho.  “Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës kanë shpallur në kërkim dhe po punojnë për kapjen e shtetasit L.K., 26 vjeç, banues në Durrës  pasi për motive të dobëta dyshohet se ka kanosur me armë zjarri dhe i ka thyer xhamat e 2 mjeteve shtetasit K.B., 35 vjeç, banues në Durrës”, shkruan Policia e Durrësit në njoftim.

Shkak i këtij konflikti është bërë një vend parkimi poshtë pallatit ku banon djali i deputetit socialist. Sipas komunikatës së Policisë së Durrësit, pas ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e 18 gushtit, është shpallur në kërkim autori i dyshuar i kësaj ngjarje, shtetasi me inicialet L.K.  Por ngjarja nuk ka mbetur me kaq, pasi sipas një njoftimi të datës 19 gusht, policia e Durrësit ka nisur procedimin penal ndaj shtetasi A.B., djali i deputetit Spartak Braho, pasi ka vijuar konfliktin e nisur një ditë më parë, pra në 18 gusht.

Sips policisë, djali i deputetit, ka goditur me sende të forta shtetasit A.K., 58 vjeç dhe L.K., 30 vjeçm duke i shkaktuar dëme trupore. Megjithatë, deri më tani nuk ka pasur asnjë të ndaluar nga policia.  “Më datë 19.08.2019 filloi procedimi penal për shtetasin A.B., 38 vjeç, banues në Durrës, sepse më datë 18.08.2019, në lagjen Nr. 4 Durrës, pas një konflikti për motive të dobëta ka goditur me sende të forta shtetasit A. K., 58 vjeç, dhe L.K., 30 vjeç duke i shkaktuar dëmtime trupore. Neni 89 i K.P”, shkruhet në njoftimin e dytë të Polcisë së Durrësit.

Ndërkohë, Report Tv, ka raportuar se personi i akuzuar për konfliktin me djalin e deputetit të Partisë Socialiste, Spartak Braho, është me disa precedentë të mërpashëm kriminal. Ai mësohet të ketë qenë i dënuar disa herë, por është liruar nga Gjykata e Kavjës. Ndërkohë, ngjarja ka marrë përmasa publike këtë të hënë, pas një denoncimi të bërë nga Sali Berisha në rrjetin e tij social.

Breshëri plumbash në universitetin e Alabamës, 2 të vdekur, 3 të plagosur

Të paktën dy persona kanë mbetur të vdekur dhe të 3 të tjerë të plagosur gatë një sulmi me armë zjarri në universitetin e Alabamës në SHBA.

Ngjarja ka ndodhur të enjten në mbrëmje rreth orës 19:15. Policia gjeti në vendngjarje 5 burra, një prej tyre i vdekur në vend, ndërsa të tjerët kishin plagë në trup dhe u dërguan me urgjencë në spital ku njëri prej tyre ndërroi jetë.

Departamenti i Policisë në Madison tha se do të vendosë oficerë shtesë në mbrojtje të Shkollës së Mesme James Clemens pasi një student bëri një postim në mediat sociale që ngriti shqetësime për sigurinë në këtë shkollë.

“Një hetim aktiv është duke u zhvilluar për të siguruar sigurinë e studentëve dhe stafit në James Clemens. Ne kemi identifikuar studentin dhe kemi folur me prindërit e studentit. Studenti nuk do të jetë nesër në kampus. “

Policia njofton se ngjarja është ende nën hetim.

Skip to toolbar