Plagosje në kryeqytet, 38-vjeçari përfundon në spital, si nisi sherri i dhunshëm mes ty personave

AKTUALITET


Një 38-vjeçar është plagosur me thikë, pasi është konfliktuar me një 45-vjeçar në Tiranë.

Policia bën me dije se  autori me iniciale F. G., 45 vjeç, banues në Tiranë, dyshohet se është konfliktuar me shtetasin N. M., 38 vjeç, dhe e ka goditur atë, me mjet prerës (thikë), për motive të dobëta.

38-vjeçari mori ndihmën mjekësore në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Më pas, shtetasi F. G. ka marrë në banesën e tij, një armë zjarri kallashnikov që e posedonte pa leje dhe e ka fshehur në rrugën “Mujo Ulqinaku”, bashkë me thikën me të cilën ka kryer plagosjen.

Njoftimi i policisë

Tiranë Finalizohet operacioni i koduar “Gold”, për parandalimin e përshkallëzimit të konfliktit ndërmjet 2 shtetasve.

Goditi me thikë një 38-vjeçar dhe më pas fshehu një armë zjarri kallashnikov që e mbante në banesë, pa leje, kapet dhe vihet në pranga 45-vjeçari.

Gjenden dhe sekuestrohen arma e zjarrit dhe mjeti prerës (thikë).
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, pas marrjes së njoftimit se në Rrugën e Kavajës, po konfliktoheshin 2 shtetas, kanë organizuar punën për parandalimin e përshkallëzimit të konfliktit. Në kuadër të operacionit të koduar “Gold”, u arrestua në flagrancë shtetasi:

F. G., 45 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas dyshohet se është konfliktuar me shtetasin N. M., 38 vjeç, dhe e ka goditur atë, me mjet prerës (thikë), për motive të dobëta. 38-vjeçari mori ndihmën mjekësore në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Më pas, shtetasi F. G. ka marrë në banesën e tij, një armë zjarri kallashnikov që e posedonte pa leje dhe e ka fshehur në rrugën “Mujo Ulqinaku”, bashkë me thikën me të cilën ka kryer plagosjen.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.



Skip to toolbar