Plas gallata në rrjet me Metën: Albani ka një qen, e ka emrin Bubi….

AKTUALITET


Pas publikimit të videos së famshme ku presidenti Meta shfaqet duke tundur në krahë një qen në Bosnje, rrjeti ka shpërthyer në video humoristike.

Njëra prej tyre është bërë virale dhe po bën xhiron në rrjetet sociale. Aty presidenti shfaqet duke kënduar një këngë “Albani ka një qen e ka emrin  Bubi”, teksa tund qenin sipas ritmit të muzikës.


Presidenti Meta e postoi videon gjatë qëndrimit në Bosnje. Në këtë video ai në mënyrë komplet qesharake i dërgon përshëndetje maces së tij në Tiranë dhe thotë ndër të tjera, duke pretenduar se po çon një mesazh të koduar se “macet me qentë nuk shkojnë bashkë, por këtu nuk është rasti”.

Kohët e fundit presidenti po i jep material të bollshëm rrjeteve të sociale për të bërë video dhe meme humoristike, duke e bërë atë personazh të ditës.

Kulishja e Likes | NGOP.TV

Kulishja e Likes | NGOP.TV#ngoptv #ngoppolitike #ngop

Gepostet von NGOP am Donnerstag, 11. Juli 2019



Skip to toolbar