Plas keq te Juventus, Allegri kapet me Moratan pas zëvendësimit

Më të fundit


Alvaro Morata duket se po vuan problemet para portës te Juventusi. Sulmuesi është shfaqur shumë i tensionuar në sfidën e sotme dhe në momentin e zëvendësimit në pjesën e dytë të duelit ndaj Xhenoas, shpërtheu një sherr mes tij dhe trajnerit Masimiliano Alegri.

Morata mori karton të verdhë pas një kundërshtie ndaj gjyqtarit dhe vazhdonte komunikimin me të. Ndaj Alegri e nxori menjëherë nga fusha e lojës, duke menduar se mos do të ndëshkohej me të kuq. Mes tyre nisi një debat publik, me Alegrin që tërhoqi sulmuesin nga krahu pasi doli nga fusha duke i dhënë këndvështrimin e tij.


“I ke dhuruar një faull, duhet ta qepësh gojën. Kë bërë rrëmujë”, i tha Alegri i nervozuar sulmuesit. “Po çfarë bëra?”, iu përgjigj po në mënyrë të dukshme sulmuesi duke mos kursyer as trajnerin e tij.




Skip to toolbar