Plazh në Shqipëri, fluks makinash në Morinë. Mbi 22 mijë kosovarë kalojnë kufirin

AKTUALITET


Pas festës së Bajramit, shtetasit kosovarë kanë nisur të hënën pushimet drejt Shqipërisë gjë që ka shkaktuar fluks të madh makinash në doganën e Morinës, si dhe ka sjellë trafik të rënduar në qarkullimin e automjeteve.

Policia njofton se nga ora 3 e mëngjesit të së hënës e deri tani kanë hyrë në kufirin shqiptar 22145 shtetas dhe 4058 automjete. Megjithë masat e marra nga policia, trafiku vazhdon të jetë i rënduar.

“Policia Kufitare në Morinë, që prej orëve të mëngjesit ka shtuar sportelet në maksimum dhe po aplikon procedurën e përshpejtuar për të përballuar fluksin e jashtëzakonshëm në hyrje

Gjithashtu Policia Kufitare në Morinë po kryen kontrolle me përzgjedhje dhe sipas analizës së riskut, për mjete dhe persona të dyshuar për veprimtari të kundërligjshme, që mund të përfitojnë nga fluksi.

Ndërkohë, Policia Rrugore, për të parandaluar aksidentet dhe ndihmuar vargun e pandërprerë të automjeteve që lëvizin në drejtim të Lezhës dhe bregdetit tonë, ka shtuar prezencën e Policisë Rrugore në rrugën e kombit”, njofton policia.

Policia gjithashtu u bën apel drejtuesve të automjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit dhe të mbajë rradhën për të kaluar duke mos bërë parakalime, pasi ato sjellin bllokim të mëtejshëm të trafikut. Gjithashtu bëhet e ditur se po bëhen punime të Ura e Kukësit dhe për këtë arsye policia është në monitorim të të gjithë trafikut.

“Për shkak se te ura e Kukësit po kryhen punime, Policia Rrugore ka vendosur shërbim fiks për të ndihmuar qarkullimin e automjeteve në të dyja kahet e lëvizjes.

Policia Rrugore apelon të gjithë drejtuesit e mjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit, të mos parakalojnë karvanin e gjatë të automjeteve për shkak të fluksit të madh pasi rrezikojnë jetën e tyre dhe të përdoruesve të rrugës .

Shërbimet e Policisë Rrugore me mjetet logjistike në dispozicion  po monitorojnë trafikun, jo vetëm në Rrugën e Kombit, por në të gjitha akset rrugore, me përparësi akset drejt plazheve të vendit dhe do të ndëshkojnë cilindo drejtues mjeti që do shkelë rregullat e qarkullimit rrugor”, njofton policia.

Morinë, KukësFluks i madh, në hyrjen për në Shqipëri, i shtetasve kosovarëPrej orës 03.00 të mëngjesit kanë hyrë në RSH, 22145 shtetas me 4058 mjete.Policia Kufitare në Morinë, që prej orëve të mëngjesit ka shtuar sportelet në maksimum dhe po aplikon procedurën e përshpejtuar për të përballuar fluksin e jashtëzakonshëm në hyrjeGjithashtu Policia Kufitare në Morinë po kryen kontrolle me përzgjedhje dhe sipas analizës së riskut, për mjete dhe persona të dyshuar për veprimtari të kundërligjshme, që mund të përfitojnë nga fluksi.Ndërkohë, Policia Rrugore, për të parandaluar aksidentet dhe ndihmuar vargun e pandërprerë të automjeteve që lëvizin në drejtim të Lezhës dhe bregdetit tonë, ka shtuar prezencën e Policisë Rrugore në rrugën e kombit.Për shkak se te ura e Kukësit po kryhen punime, Policia Rrugore ka vendosur shërbim fiks për të ndihmuar qarkullimin e automjeteve në të dyja kahet e lëvizjes.Policia Rrugore apelon të gjithë drejtuesit e mjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit, të mos parakalojnë karvanin e gjatë të automjeteve për shkak të fluksit të madh pasi rrezikojnë jetën e tyre dhe të përdoruesve të rrugës .Shërbimet e Policisë Rrugore me mjetet logjistike në dispozicion po monitorojnë trafikun, jo vetëm në Rrugën e Kombit, por në të gjitha akset rrugore, me përparësi akset drejt plazheve të vendit dhe do të ndëshkojnë cilindo drejtues mjeti që do shkelë rregullat e qarkullimit rrugor .

Gepostet von Policia e Shtetit am Montag, 12. August 2019


Skip to toolbar