“Nëse zgjidhem president i SHBA, do ju tregoj të vërtetën për UFO-t”

AKTUALITET


Kandidati demokrat për postin e presidentit të SHBA-së, senatori Bernie Sanders ka bërë së fundi një premtim elektoral shumë të çuditshëm dhe të pazakontë.  “Nëse zgjidhem president i SHBA-së në 2020 do ju tregoj të vërtetën për UFO”, ka thënë ai.

Ky premtim është shumë intrigues duke pasur parasysh të gjitha teoritë që qarkullojnë për UFO-t si dhe filmat hollywood-ianë rreth alienëve që janë kthyer në një industri të vërtetë që tërheqin me miliona shikues kureshtarë por edhe amerikanë që i besojnë vërtetë këtyre teorive.


Ai tha se nëse zgjidhet president i SHBA-së, do të shpalosë njohuritë e qeverisë amerikane për alienët.

Senatori i Vermontit e bërë këtë deklaratë gjatë një interviste në emisionin e Joe Regan, në YouTube.

Në fund të bisedës, Rogan shtroi pyetjen popullore në lidhje me jetën ekstratokësore.

“Nëse hyni në zyrë dhe zbuloni  diçka për alienët, do të na tregoni?” pyeti komediani.

“Po do t’ju them, gruaja ime do të më kërkonte që unë t’jua tregoja”, u përgjigj Sanders me të qeshur.




Skip to toolbar