“Po avancojmë me çështjen e gjuhës shqipe”/ Kasami: Po rregullojmë ligjin që provimi dhe licensa të jetë në shqip për punonjësit në institucione specifike

Më të fundit


Kryetari i partisë Besa dhe njëherësh kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami i ftuar në ‘Real Story’ u shpreh se po bëhen avancime lidhur me gjuhën shqipe.

Gjatë intervistës së tij, Kasami u shpreh se do të bëjnë ndryshime lidhur me provimin dhe licensën në gjuhën shqipe për punonjësit në institucionet e kujdesit ndaj fëmijëve.

“Sa i përket gjuhës shqipe, ne po garantojmë që nuk do të ketë degradim të ligjit ndaj gjuhës. Ne do të avancojmë. Kjo ndërlidhet me një marrëveshje, sepse kushtetuta nuk ndryshohet shpesh. Maqedonia e Veriut ka obligim që të bëjë ndryshime që të fusi popullin bullgar në kushtetutë.

Ne punojmë që kjo të ndodhë. Në këtë proces sigurisht që do përgatitet një paketë që do rregullojë këtë marrëveshje dhe do të jetë gjithashtu ligji i 20 % dhe futja e shqipes. Në praktikë ne tregojmë që avancojmë gjuhën shqipe. Është në shqyrtim ligji i të drejtave të fëmijëve, ku ne kemi rregulluar ligjin për institucionet që kujdesen për fëmijët, të gjithë ata të punësuar provimin dhe licensën ta marrin në gjuhën shqipe sepse më parë kanë qenë vetëm në gjuhën maqedonase. Ne po e avancojmë gjuhën shqipe në Maqedoni, po avancojmë të drejtat e shqiptarëve.”



Skip to toolbar