Pogba tek Juve: Kontratë deri në vitin 2026, do të mbajë numrin 10

Më të fundit


Tani është edhe zyrtare: Paul Pogba është sërish lojtar i Juventusit. Pas përfundimit të formaliteteve të shtunën, bardhezinjtë kanë njoftuar rikthimin e francezit, i cili ka nënshkruar kontratë deri më 30 qershor 2026. Mesfushori rikthehet në Torino pas 6 vitesh dhe e bën këtë në transfertë të lirë. Pogba, siç ishte parashikuar tashmë ditët e fundit, do të veshë fanellën me numrin 10 që la në 2016 dhe që më pas u trashëgua nga Paulo Dybala.

“Kur themi lamtumirë, pas një aventure të mrekullueshme të jetuar së bashku, në një cep të zemrës ka gjithmonë pak shpresë për t’u parë sërish, herët a vonë.


Me Paul ishte pikërisht kështu. Në vitin 2016 rrugët tona u ndanë pas 4 vitesh të pabesueshme. Vite në të cilat ai djaloshi i talentuar francez më pak se 20 vjeç bëri debutimin e tij në ekipin e parë dhe pas më pak se një muaji ai shënoi golin e tij të parë.

Vite në të cilat kishim mësuar të mbanim frymën sa herë që e shihnim duke e realizuar goditjen nga jashtë: e dinim se si mund të përfundonte dhe shpesh përfundonin me një ulërimë gëzimi (për të qenë të saktë, nga jashtë zonës, Paul shënoi 14 herë në 4 sezone të Serisë A).




Skip to toolbar