“Policët të kthehen në shtëpi”, Rama: Paqja është në tryezë, mundësi e artë për Kosovën

Më të fundit


Për kryeministrin Edi Rama nevoja që të tre policët e Kosovës të kthehen në shtëpi, është imediate. Në konferencë me homologun hungarez, Rama tha se është I fokusuar për ta bërë të mundur lirimin e tyre sa më parë.

“Është imediate nevoja që të tre policët e Kosovës të kthehen në shtëpi, përtej pretendimeve që janë kapur këtu apo kanë hyrë atje, për të cilat KFOR nuk do të japë konkluzion publik, por do të depozitojë dosjen në NATO është absolutisht e qartë që në të gjitha rastet tre policët nuk kanë bërë asnjë krim dhe edhe nëse do supozonin se kanë shkelur vijën e kufirit, shkelja ka vetëm një përgjigje, kthimin në shtëpi. Jemi fokusuar për ta bërë këtë të mundur po përdorim gjithë kanalet që të ndodhë sa më parë.” u shpreh Rama, ndërsa komentoi edhe zhvillimet në veri, për të cilat u shpreh se mundësia që i është dhënë Kosovës përmes dokumentit është një mundësi e artë.

“Zgjidhja e përbashkët, është zgjidhja e ofruar nga bashkësia euroatlantike. Dhe ajo që është më e rëndësishme në interesin tonë është se paqja është në tryezë, dokumenti është në tryezë, mundësia historike për të mbyllur një kapitull të dhimshëm dhe për të hapur një kapitull të ri, dhe për ta njohur Kosovën edhe nga Serbia. Është kaq e madhe kjo mundësi sa të tjerat janë produkt i devijimit nga fokusi.

Sot Kosovës i është dhënë mundësia e artë, propozimi është gjëja më e mirë që mund t’i ndodhë Kosvoës. Besoj se mund ta them se ajo marrëveshje që është në tavolinë nuk është e thënë të jenë aty përgjiththmonë, situatat mund të ndryshojnë, mund të hyjmë në tjetër kohë të gjatë në histori që s’do kemi zgjidhje. Jam i fokusuar te kjo zgjidhje. Të tjerat janë pilula ekzaltimi nga ata që e identifikojnë veten si patriotë në luftra imagjinare” tha Rama.



Skip to toolbar