Begaj: Sovraniteti i Kosovës s’mund të vihet në pikëpyetje nga askush

KOSOVA


Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, deklaroi se askush nuk mund të verë në pikëpyetje sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës ndërsa kërkoi guxim nga liderët e Koosovës dhe Serbisë për një marrëveshje historike ashtu siç kanë bërë ata të Maqedonisë së Veriut dhe të Greqisë.

Gjatë fjalës së tij në panelin e Forumit të Prespës, Begaj deklaroi se Marrëveshja e Ohrit ishte një moment optimizmi por që po shndërrohet në zhgënjim.

Begaj tha se Kosova dhe Serbia duhet të ndjekin shembullin e Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut në mënyrë që të çojnë përpara procesin e pajtimit dhe të normalizimit të marrëdhënieve.

Begaj u shpreh se janë krijuar shumë organizata e iniciativa rajonale në funksion të bashkëpunimit mes 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor, por shtoi se duket se jemi larg asaj që ne dëshirojmë e që është një rajon në paqe, një rajon të sigurt e një rajon të zhvilluar.



Skip to toolbar