Policia e Tiranës ka arrestuar 27-vjeçarin E.B. banues në Tiranë i cili përmes kërcënimeve me armë vidhte marketet dhe pikat e rimbushjes së telefonave.
Arrestimi i tij u realizua përmes operacionit policor të koduar ‘Maskimi”.
Policia ka siguruar nga hetimet pamje filmike sesi 27-vjeçari nën kërcënimin e një arme zjarri pistoletë ka kryer disa vjedhje si: një market në rrugën “Naim Frashëri”, një pike rimbushje telefonike në rrugën e Durrësit, si dhe dyshohet edhe në një pikë dhënie kredie në zonën e Zogut të Zi.
Në momentin e arrestimit, gjatë kontrollit iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e proves materiale, një armë zjarri pistoletë me të cilën dyshohet të ketë kryer vjedhjet si dhe rrobat që kishte përdorur në realizimet e vjedhjeve bashkë me kapelet.
Policia njofton se vijon puna hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjeve të tjera kriminale ku ky shtetas mund të jetë i implikuar.