Politikanët bëhen bashkë në urimet për Fiter Bajramin

AKTUALITET


Krerët më të lartë të politikës kanë uruar sot në rrjetet sociale festën e besimtarëve myslimanë, Fiter Bajramin.

Ndërsa çdo ditë debatojnë dhe janë më të ndarë se kurrë për çështje politike, në festa fetare, siç ndodh pothuajse gjithmonë, politikanët ndajnë të njëjtin urim.


Presidenti Ilir Meta e ndau që të hënën në mbrëmje urimin e tij për besimtarët myslimanë, ndërsa Rama zgjodhi mëngjesin e së martës të uronte Bajramin me një fotot në Facebook.

Edhe rivali i tij politik Basha publikoi urimin përmes një fotoje në Facebook.

Kryebashkiaku Veliaj postoi një urim me foton e xhamisë së re që po ndërtohet në Tiranë..

Një urim të gjatë ka shpërndarë edhe zyra e shtypit e Kuvendit, përmes të cilit, Gramoz Ruçi përçoi një mesazh për urtësi.

“Agjërimi nuk është thjesht një vetëkufizim në stilin e jetesës së përditshme, por edhe vetëpërmbajtje nga mëritë, grindjet, veset dhe pasionet njerëzore.

Besimi sjell urtësi dhe orientim drejt të mirës dhe përgjegjësi ndaj atyre që janë në varfëri e në nevojë.

Shoqëria duhet t’i përdorë cilësitë e besmitarëve për tu bërë më e drejtë, më tolerante, më e respektueshme ndaj dinjitetit njerëzor dhe më e hapur ndaj progresit.  Mësimet e vogla e të përditshme që nxjerrim nga çdo vlerë e besimtarëve myslimanë le të na shërbejnë për të ndërtuar një shoqëri harmonike, që ndjen dhimbjen njerëzore dhe e lehtëson atë; që dallon veset dhe i lufton ato; që kupton pabarazinë dhe përpiqet ta ngushtojë atë; që është e vetëdijshme për padrejtësitë dhe ngrihet kundër tyre”, thekson Ruçi.

Edhe zëvendëskryeministri Erjon Braçe në urimin e tij shkruan se “sot nuk është dita e hipokritëve, që vjedhin e vrasin, djegin e shkaterrojne, duke kerkuar te fshihen tek Zoti!”

Urimin për festën e Bajramit e ka bërë edhe Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka.




Skip to toolbar