Popullsia e Shqipërisë tkurret dhe plaket/ INSTAT: Në janar, 31 mijë banorë më pak se vjet

AKTUALITET


Në janar të këtij viti popullsia shqiptare u ul me mbi 31 mijë persona. Por nëse bëjmë një krahasim me një vit më parë rënia rezulton e lehtë vetëm 1.1%. Qarqet me numrin më të ulët të lindjeve kanë rezultuar gjirokastra, Berati dhe Dibra. Kjo ka bërë që edhe mosha mesatare e popullsisë në vend të rritet duke iu afruar të 40-ve.

Popullsia shqiptare u tkurr duke regjistruar shifrën 2 milionë e 761 banorë gjatë vitit 2023 nga 2 milionë e 793 mijë një vit më parë.

Ulja e numrit të popullsisë në Shqipëri është e lidhur direkt me numrin e pakët të lindjeve. Shtesa natyrore e popullsisë ose raporti (lindje-vdekje) regjistroi 690 lindje më shumë se sa vdekje, që konsiderohet niveli më i ulët me përjashtim të periudhës së pandemisë. Vitin e kaluar lindën mbi 24 mijë foshnja, duke pësuar një rënie me 9,3 %, krahasuar me një vit më parë.

Sipas Instat Ulja e popullsisë është ndikuar edhe nga largimi i të rinjve në vendet e BE. Përllogaritjet e popullsisë më 1 janar 2023 tregojnë se vetëm një qark i vendit shënojë rritje të popullsisë, krahasuar me një vit më parë, ndërsa njëmbëdhjetë qarqet e tjerë shënuan rënie të popullsisë. Rritja u shënua në Tiranë dhe ishte me 0,6 %.

Ulja e lindshmërisë ka sjellë edhe plakje ët popullsisë shqiptare. Nga të dhënat vërehet se më shumë se gjysma e popullsisë janë të moshës 38.8 vjeç nga 38.2 që ishin në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Kukësi është qarku që ka moshën më të re të banorëve ndërsa Gjirokastra ka popullsinë më të plakur e ndjekur më pas nga Lezha.



Skip to toolbar