
Porti i Durrësit duket të jetë kompromisi i parë mes opozitës dhe maxhorancës qeverisëse. Pas detajeve se në investimin 2 mld dollarë në Portin e Durrësit, fshihej kunati i kryedemokratit Basha, Erion Isufi si edhe njerëz të tij, një deklaratë e deputetes së zgjedhur Grida Duma duket se ka kaluar pa u vene re, por që ka paralajmeruar një ‘marreveshje’ mes paleve.
“Porti i Durrësit për shembull është projekt nacional, nuk mund ta marrësh vetëm ti. Prekjen e Kushtetutës nuk mund ta bësh vetëm.
Në kushtet që ti e di që real politika, opozita reale është në rrugë, ti edhe mund të presësh sic u ule në tavolinën e kodit elektoral” – deklaronte Duma ne Euronews.
