Pranga 2 të rinjve me 32 doza kokainë

AKTUALITET


Dy të rinj, të cilët shpërndanin kokainë në kryeqytet kanë përfunduar në prangat e policisë. Policia e Tiranës deklaroi se forca e posaçme “Shqiponjat” në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve, arrestuan në kuadër të operacionit policor të koduar “Ëeekend”, F.M., 30 vjeç, dhe A. L., 18 vjeç, banues në Tiranë.

Në rrugën “Muhamet Gjollesha” këta dy të rinjtë u kapën në flagrancë nga shërbimet e forcës së posaçme “Shqiponjat” me 32 doza kokainë dhe një dozë kanabisi të bëra gati për shitje.


Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale: 32 doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë; një dozë me lëndë të dyshuar narkotike kanabisi; 3 aparate celular; një armë e ftohtë thikë dhe 66 600 lekë të dyshuara të përfituara nga shitja e lëndës narkotike.

Materialet procedurale i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”




Skip to toolbar