Pranga për skifterët e ‘Range Rover’. Zbulohet garazhi me makina luksoze

AKTUALITET


Dy shtetas shqiptarë u arrestuan nën akuzën e vjedhjes së makinave luksoze, kryesisht në aeroportin e Milanos në Itali. Shqiptarët, e moshave 45 dhe 51 vjeç, ishin të “fiksuar” pas makinave “Range Rover”, të cilat i vidhnin në pak sekonda dhe më pas largoheshin të qetë nga parkimi i aeroportit.

Zbulimi i tyre u bë nga kamerat, ku policia italiane hapi mbi dy mijë regjistrime ku ishin vjedhur “Range Rover” dhe ndoqën itinerarin e  ndjekur nga grabitësit shqiptarë. Gjatë kontrollit të banesës policia zbuloi në garazhin e tyre nëntokësor, 5 makina “Range Rover” dhe një Jaguar F-Type.

Shqiptarët, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur, akuzohen si pjesë e një bande me precedentë të mëparshëm në vjedhjen e makinave dhe banesave.



Skip to toolbar