Edhe pse jemi në fund të sezonit pranveror, duket se ajo ende nuk do të vij, jo të paktën para 15 majit. Sipas sinoptikanëve pjesa e parë e muajit do të jetë me reshje dhe temperatura të ulëta, sidomos javën e dytë të muajit.
Reshjet pritet të pushojnë në mesin e muajit, ndërsa pas 15 majit pritet që pranvera të vijë me të gjithë ngjyrat dhe ngrohtësinë e saj. Moti do të jetë me diell dhe temperatura të larta që do të arrijnë deri në 30 gradë.