Presidenti i Rajonit të Puglias: Rama, një nga liderët më të rëndësishëm në Europë!

Më të fundit


Presidenti i Rajonit të Puglia, Michele Emiliano, tha se duhet që të shqyrtohen e plotësohen kërkesat për një ide më të qartë të sistemit univeristarë mes dy vendeve.

Presidenti Emiliano vlerësoi figurën e kryeministrit Edi Rama, dhe nënvizoi rëndësinë e miqësisë ndërmjet dy vendeve, duke shtuar se duhet ta dëshmojnë miqësinë me fakte.


‘Kemi kaluar shumë gjëra bashkë, prania jua në Pulja është njëherësh për të qenë krenar. Ndërkohë që ne punojmë, jo gjithmonë arrijmë ta përcjellim në komunitet tona. Miqësia duhet kuptuar në çdo formë, në çdo çast. Ne kemi mundësinë që të plotësojmë një kërkesë, të kemi një ide më të qartë për sistemin universitar. Do keni mundësi të përcillni tek një lider që unë e konsideroj si një nga liderët më të rëndësishëm të Europës, dhe kjo përtej dimensioneve që ka vendi i tij, po e bëjë këtë për shkak të historisë sesi ka sjellë paqe në komunitetin e tij.

Ne jemi miq të Shqipërisë pa nëse, dhe pa por. Sot kemi mundësi të dëshmojmë me fakte që kjo që po bëjmë nuk është thjeshtë zhurma e një fshese të re që po pastron diçka. Shqiptarët janë njerëz të jashtëzakonshëm ato kanë bërë hapa shumë të mëdhenj para, kam qenë në Tiranë para shumë vitesh dhe ta shohësh sot janë bërë shumë përparime në shumë fusha. Angazhimet që do të merrni përsipër duhet t’i mbani. Ne duhet t’i bëjmë gjërat mirë deri në fund. Mjafton ta shohësh kryeministrin në sy dhe të kuptosh se nëse i premton diçka, duket ta mbash deri në fund”, deklaroi ai.




Skip to toolbar