Pro apo kundër nënave me “qira”?/ Eliona Demaliaj: Ky është një ligj, që duhet ta shohim në disa aspekte! Linda Pano: Duhet të ndalohet si në Itali

Më të fundit


TIRANË- Drejtoresha e Maternitetit “Mbretëresha Geraldinë”, Eliona Demaliaj, e ftuar në “Real Story”, fili për projektligjin, i cili ka në fokus shëndetin seksual dhe riprodhues.

Pika që ka prodhuar debate është diskutimi për lejimin e nënave Surrogato, si një zgjidhje për prindërit, të cilët nuk mund të lindin fëmijë. Ajo tha se ky projektligj duhet parë në disa aspekte dhe jo vetëm në atë të Nënave surrogato. Ajo tha se kjo praktikë nuk ka qenë e ndaluar me ligj në Shqipëri.


“Ky është një ligj, që ne duhet ta shohim në disa aspekte. Ky ligj shikon shëndetin seksual, si do rregullohen dhe si do rregullohen dhe cilat masat që duhet të marrim. Ky nuk është ligji vetëm për fekondimin invitro, ky është një ligj për shëndetin seksual dhe atë riprodhues. Ka ndodhur. Nuk po flasim për surrogatinë, por për shëndetin riprodhues. Nuk ishe e ndaluar. Në ligj nuk ka qenë e ndaluar. Ligji nuk e ndalon”, tha ajo.

Gjatë diskutimit në studio, Linda Pano, nga Koalicioni shqiptar “Pro Familjes dhe Jetës” u shpreh se në klinikat private ka ndodhur një gjë e tillë, edhe pse nuk e lejonte ligji.

Ajo theksoi se kjo praktikë nuk duhet përdorur, dhe për këtë duhet të aplikohet modeli italian, i cili e ndalon kategorikisht këtë formë për të sjellë në jetë fëmijë përmes nënave surrogato.

“Në klinikat private kanë kryer procese të tilla, i kanë kryer në mënyrë të fshehtë, sepse ligji i ka ndaluar. Deri tani nuk e kanë pohuar deri tani që e kanë bërë këtë gjë. Patjetër që duhet të ketë kornizë ligjore. Unë them që duhet të ketë një ligj si në Itali, që duhet ta ndalojë surrogatinë”, tha ajo./ abcnews.al




Skip to toolbar