Debati për nënat surrogato/ Linda Pano kundër: Fëmijët të shenjtë! Demaliaj: Me ligj, mekanizmat e kontrollit janë të qarta

Më të fundit


Në emisionin “Real Story” në ABC News, Linda Pano dhe Eliona Demaliaj diskutuan lidhur me nismën e re ligjore për nënat surrogate.

Gjatë fjalës së saj, Linda Pano nga Koalicioni shqiptar “Pro Familjes”, e cila në qëndrimin e saj u shpreh kundër kësaj nisme, u shpreh se fëmijët janë të shenjtë dhe se një gjë e tillë nuk duhet të lejohet në Shqipëri.


Ndërsa nga ana e saj drejtoresha e Maternitetit “Mbretëresha Xheraldinë”, Eliona Demaliaj shpjegoi se kjo nismë i jep mundësi çifteve të krijojnë familje. Gjithashtu theksoi se duke pasur një ligj mekanizmat e kontrollit do të jenë shumë të qarta.

Pjesë nga diskutimi në studio:

Linda Pano: Shqipëria njihet për turizëm dentar. India njihet për turizëm surrogacie. Në Indi ka jetimore me mijëra fëmijë dhe shkaku është surrogacia. Kompanitë ndërmjetëse marrin vajza të reja i lejojnë të nënshkruajnë kontrata dhe i përdorin për nëna surrogato kryesisht për familje amerikan. Prindërit nuk e dinë që kanë disa embrione dhe do të kenë disa fëmijë.

A duam ne që Shqipëria të njihet për turizëm surrogacie?

Tajlanda ka pasur të njëjtin problem sepse njerëzit vinin nga e gjithë bota për të pasur nëna surrogato.

Demaliaj: Ne duhet të rregullojmë dhe monitorojmë, të krijojmë rregulla të bëhet regjistri të kemi të dhëna që Komiteti bashkë me ligjin të kontrollojnë. Ky është një debat që është bërë shumë herë. Mekanizmat e kontrollit do të jenë shumë të qarta duke pasur ligj.

Linda Pano: Në ka një gjë të shenjtë që kanë shqiptarët janë fëmijët, mos i rriskoni fëmijët deri në këtë masë./abcnews.al/




Skip to toolbar