Procesi në Gjykatën e Lartë/ SPAK: 21 janari, jo krim i planifikuar

AKTUALITET


Në Gjykatën e Lartë po shqyrtohet kërkesa e familjarëve të Aleks Nikës, i vrarë në protestën e 21 janarit të vitit 2011, të cilët kërkojnë që dosja e ’21 janarit’ t’i kalojë SPAK.

Avokati Idajet Beqiri, ka deklaruar se çështja është proceduariale dhe kërkojnë që SPAK të rregjistrojë kallezimin, ku të prishen vendimet e të dyjave gjykatave dhe Gjykata e Lartë të urdhërojë rregjistrimin e procedimit penal.


Ka qene prokurori, Alfred Shehu, i cili i është përgjigjur si përfaqësues i SPAK, duke theksuar  se ’21 Janari’ nuk është krim i planifikuar dhe në mënyrë që prokurori të ngrejë akuza duhet hetim i thelluar.

Prokurori Alfred Shehu, ka deklaruar

Duhen të dhëna minimale për të nisur një procedim penal. Që prokurori të ngrejë akuzë duhet të zhvillojë një hetim të thelluar. Duke iu kthyer rekursit theksojmë se SPAK nuk ka rregjistruar kallëzim penal, por vetëm rregjistrim kallëzimi. Për shkak se prokuroria e Tiranës ka rregjistruar procedim penal dhe ka nisur hetimin për vrasjen e Aleks Nikës dhe Hekuran Dedës. Gjithashtu rezulton se nga përmbajtja e materialit kallëzues në lidhje me objektin e kallëzimit penal nuk rezulton të jenë identifikuar autorët të kësaj vepre penale, madje as emrat e subjekteve të Posaçëm. Pavarësisht ngjarjes së rëndë nuk rezulton që ngjarja të jetë kryer në formën e bashkëpunimi të vecantë që të jetë kopetencë e spak.

Nga kërkuesja Rajmonda Nika trashëgimtare e Aleks Nikës kjo e drejtë duhej te ushtrohej nëse prokuroria që e ka nën hetim cështjen të merrte një vendim mos fillimi.

Vendimet e Shkallës së Parë dhe asaj të Apelit duhet të lihen në fuqi. Kërkojmë nga Gjykata e lartë mospranimin e rekursit.




Skip to toolbar