Pak orë pas publikimit të pesë audio-përgjimeve nga gazeta Gjermane “Bild”, Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimin në lidhje me të dhënat e publikuara në media për çështje të hetuara nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda.
Sipas njoftimit zyrtar të Prokurorisë, hetimet synojnë të nxjerrin në pah arsyet e publikimit në mënyrë të paligjshme të këtyre përgjimeve që i përkasin çështjes nr 399.
“Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë ka nisur hetimet në lidhje me të dhënat e publikuara në media për çështje të hetuara nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda”.
“Hetimet e filluara kryesisht, synojnë të nxjerrin në pah arsyet e publikimit në mënyrë të paligjshme të këtyre përgjimeve që i përkasin çështjes 339. Prokuroria do ndjekë me vëmendje rastin duke kryer veprime konkrete për zbardhjen e çështjes”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë së Tiranës.