Njësoj si dosja “Gërdeci” edhe për 21 Janarin, verdiktin se çfarë do ndodhë me ketë çështje do e japë Gjykata e Lartë. Familjarët e Alkes Nikës, një nga katër të vrarët në Bulevard, që këmbëngulin se hetimet t’i kryejë Prokuroia e Posaçme për një sërë funksionaresh të lartë përfshi ish-kryeministrin Sali Berisha dhe ish-ministrin e Brendshëm, Lulzim Basha. Rihapja e hetimeve ishte sugjeruar edhe nga Strasburgu në mars të 2019-tës, mbas padise së familjarëve të Ziver Veizit, Hekuran Ddedës e Faik Myrtajt.
Por nga ajo kohë Prokuroria e Tiranës, nuk ka avancuar me këtë çeshtje dhe nuk ka bërë asnjë veprim hetimor. Vendimi i dytë i Strasburgut, për rastin e Aleks Nikës, vjen 9 muaj pasi familjarët këmbëngulin në SPAK se çështja duhej hetuar përtej akuzës se vrasjes nga pakujdesia, dhe kërkuan nga struktura e posaçme hetime për vrasje në rethana cilësusuese dhe grup i strukturuar kriminal. Por spask shpalli mos kompetencë dhe e dergoi dosjen në prokuroinë e Tiranes për shkak se kjo vvështje po hetoj prej tyre.
Nga ana tjetër dosja mbahet ende ne sirtaret e Prokurororisë së kryeqytetit me argumentin se janë në pritje të akt eksertizës së predhës qe i mori jeten Nikes nga nje laborator në itali. Prokuroria e tiranes deri ne tradmetimin e kesaj krornike nuk iu pergjigj pyetjeve zyrtare ABC News, se cfare faze jane hetimet per vrasjen e Aleks Nikes dhe a do jetë pjesë e hetimeve vendimi i Strasburgut. E sigurt është që vendimin e katër viteve më parë organi i akzues e ka të administruar, por nuk ka ende një konkluzion ose vendimmarrje.
Por vendimi i Strasburgut tashmë vendos në njëe test ligjor dhe moral organet e akuzës, pasi kodi i procedures penale thuajse e detyron prokurorine te rihape dosjen. Morale, pasi drejtesia e re, prokurori e SPAK tashme nuk ka asnje argument, pervec frikes, per mos hetimin e ri te vrasjeve shteterore në 21 janar.