Prokuroria i kërkon shenjat e gishtave Mark Babanit

AKTUALITET


Njësia e Dekriminalizimit pranë Prokurorisë së Përgjithshme i ka kërkuar kreut të Bashkisë Vau Dejës dorëzimin e shenjave të gishtave, pas akuzave të Partisë Demokratike. Kërkesa i është nisur Babanit me postë, ndërsa i kërkohet që shenjat e gishtave të dorëzohen në Institutin e Policisë Shkencore në Shkodër ose në Tiranë. Kjo e fundit më pas dërgon të dhënat pranë Njësisë së Dekriminalizimit.

Partia Demokratike pretendon se socialisti është arrestuar më datë 4 Prill 1994 në Itali, me emër të rremë, në zonën e Siçilisë, për kryerjen e veprës penale “Vjedhje në rrethana rënduese, e kryer në bashkëpunim”. Ky është rasti i tretë i kryebashkiakëve socialist që akuzohet nga PD, pas Valdrin Pjetrit në Shkodër dhe Agim Kajmakut në Vorë. Vetë babani ka mohuar akuzat e ngritura nga PD dhe ka bërë kallëzim për shpifje.





Skip to toolbar