Klubi i futbollit Bylis në Mallakastër ëshë solidarizuar duke dhuruar ndihma për të prekurit nga tërmeti. Me anë të një njoftimi në faqen zyrtare, klubi ballshiot thotë se dha 10.000 euro për t`u përdorur për rindërtimin e shtëpive nga tërmeti. Ndihma është dhënë në bashkëpunim me kompaninë “Shkëlqimi 07 shpk”.
“Kompania “Shkëlqimi 07 shpk” dhe familja Kapllanaj që sponsorizon skuadrën tonë duke qenë edhe pronare e klubit, serish u vjen në ndihmë familjeve të prekura nga tërmeti. 10.000 euro si dhe mjetet e tonazhit të rëndë të firmës vihen në dispozicion për rindërtimin e shtëpive të dëmtuara”, thuhet në deklaratë.
Edhe klube të tjera të futbollit në vend janë solidarizuar duke mbledhur ndihma materiale dhe financiare. Ndërkohë, nuk ka munguar as solidarizimi i klubeve europiane, disa prej të cilave edhe duke kontribuar financiarisht.