Pronari i TV i lidhur me celulën? Veliu: Hetimi i përket së ardhmes

AKTUALITET


Kreu i policisë, Ardi Veliu është përgjigjur në Real Story të Sokol Ballës për informacionet se një pronar TV në Shqipëri është i lidhur me celulën terroriste iraniane.

Sipas gazetës Tema bosi i mafies turke, Adbulselam Turgut, njëkohësisht drejtues i kupolës së celulës iraniane, është i lidhur me disa biznesmenë dhe pronarin e një TV në Shqipëri. “Ai është arrestuar bashkë me një disa shqiptarë vite më parë për trafik droge, ndërkohë që sot një prej ortakëve të tij shqiptarë është biznesmen i njohur, madje ka edhe TV e radio”, shkruan gazeta Tema.


Pas publikimit të informacionit në gazetën Tema, gazetari Sokol Balla e ka pyetur kreun e policisë shqiptare mbi këtë çështje, por drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit është treguar i rezervuar mbi këtë çështje, duke iu referuar në përgjigje më shumë personit, i cili mendohet se ka lidhje me pronarin e TV në Shqipëri.

“Turgut është i përfshirë në shumë organizata kriminale në vende të ndryshme sa i përket aktivitetit të tij. Ky është pjesë e kësaj celule dhe por sa i përket nëse do të hetohet apo arrestohet ndokush i përket së ardhmes”, ka deklaruar shkurtimisht kreu i policisë, Ardi Veliu, duke shmangur komentet mbi këtë çështje që faktikisht, duke qenë çështje terrorizmi është tejet e ndjeshme për sigurinë kombëtare.




Skip to toolbar