Një shtetase kineze është arrestuar, pasi akuzohet si tutore e një rrjeti prostitucioni që ushtronte veprimtarinë në Tiranë. Në pranga ra 38-vjeçarja kineze, e cila ishte shpallur në kërkim gjatë operacionit të koduar “Red Light 2”, ku më herët u arrestua edhe mikesha e saj kineze, e përfshirë në rrjetin e prostitucionit.
38-vjeçarja kineze u kap në Rinas teksa tentonte të largohej nga Shqipëria. Ajo së bashku me mikeshën e saj Yhong Yang, 52 vjeçe, e arrestuar më parë gjatë operacionit, dyshohet se rekrutonin shtetase kineze dhe filipineze të cilat më pas i shfrytëzonin për prostitucion.
Në momentin që vajzat e rekrutuara kërkonin të tërhiqeshin nga ky aktivitet kriminal, dy shtetaset e arrestuara, me anë të fotove të publikuara në faqen “Escort Tirana”, ushtronin dhunë ndaj tyre dhe presion ndaj familjarëve të vajzave të rekturuara.