Protesta pro palestineze në universitetin e Amsterdamit, ndërhyn policia

BOTA


Policia shpërndau të hënën demonstruesit pro palestinezë në Universitetin e Amsterdamit ndërsa ata “pushtuan” ndërtesat universitare në disa qytete holandeze sot, duke dënuar luftën e Izraelit në Gaza.

Në një postim në X, policia e Amsterdamit njoftoi se Universiteti i Amsterdamit ka paraqitur një kallëzim policor kundër protestuesve për akte vandalizmi.

Policia tha gjithashtu se po kujdeset që askush të mos hyjë në godinat e universitetit dhe do t’u kërkojë protestuesve të largohen vullnetarisht nga ambientet.

Një zëdhënës i Universitetit të Amsterdamit (UvA) konfirmoi pushtimin e ndërtesave dhe tha se këshilloi njerëzit që nuk ishin të lidhur me protestat të largoheshin nga ndërtesa.

Studentët në Holandë kanë protestuar kundër luftës së Izraelit në Gaza që nga e hëna e kaluar./abcnews.al



Skip to toolbar