Protestat e opozitës u kanë kushtuar shqiptarëve 640 mln lekë

Më të fundit


“Protestat e opozitës u kanë kushtuar shqiptarëve 640 mln lekë”. Ky është titulli i sotëm i një prej gazetave të përditshme në Shqipëri. Gazeta “Shqiptarja.com” ka siguruar të dhënat zyrtare nga Ministria e Brendshme dhe nga Bashkia e Tiranës mbi koston e protestave të opozitës, për periudhën shkurt-prill 2019, kosto e cila pritet të marrë përmasa të tjera gjatë javëve në vijim, pasi PD-LSI kanë vendosur përshkallëzimin e aksionit të tyre radikal. Deri më sot protesta e dhunshme të PD-LSI u kanë kushtuar shqiptarëve 640 milionë lekë.

Vetëm Policisë së Shtetit, e cila paguhet nga të gjithë taksapaguesit, protestat e deritanishme të opozitës i kanë kushtuar 61 838 138 lekë. Konkretisht, pashijet e dëmtuara nga dhuna e protestuesve, gjatë të gjitha protestave, ku përfshihen kamera trupi policie, mburoja plastike, skafandra, xhamat dhe tapiceria e një mjeti policie, kanë kushtuar 776 600 lekë. Për çdo protestë të opozitës janë angazhuar mijëra punonjës policie, edhe jashtë orarit zyrtar të punës.


Kostoja e orëve shtesë të uniformave blu, për menaxhimin e protestave të opozitë, sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme, është 60,361,538 lekë. Sipas të dhënave të siguruara nga Shqiptarja.com, për menaxhimin e protestave të PD-LSI, për periudhën shkurt-prill, janë angazhuar 14.182 punonjës policie, ndërsa llogariten 103 504 orë shtesë. Ndërkaq, kostoja e barrierave të vendosura nga policia para institucioneve shtetërore, por që janë dëmtuar nga protestuesit e dhunshëm gjatë konfrontimeve me policinë dhe sulmeve ndaj godinave shtetërore, është 700,000 lekë.

Dëmi që kanë shkarkuar protestuesit e dhunshëm në qytetin e Tiranës, sipas shifrave zyrtare të Bashkisë së Tiranës, është 2 539 834 lekë. Këtë shumë, Bashkia e Tiranës ia ka faturuar Partisë Demokratike, përmes 7 gjobave. Dëmi financiar konsiston në shkatërrimin e e shtyllave ndriçuese, gjelbërimit, pemëve etj. Sipas të dhënave, koston më të madhe përfshin dëmi që u është bërë fasadave të godinave shtetërore, sidomos fasadës së Kryeministrisë.

KOSTO E DËMEVE TE PROTESTAVE TË OPOZITES NË TIRANË SIPAS TE DHENAVE ZYRTARE TE BASHKISË

Procesverbal mbajtur me 15 prill 2019

Vendi bulevardi deshmoret e kombit

Pastrim grilave tee dritareve 27600 lekë

Pastrim i bordurave prej mermeri 72 000 lekë

Pastrim I shkallës prej mermeri 144 000 lekë

Shuma :243.600 lekë

Vendi bulevardi deshmoret e kombit

Pastrim fasade prej pllakash mermeri dekorativ deri në 18 m lartësi: 1 672 000 lekë

Pastrim kornize mermeri e dritareve dhe dyerve: 198 000 lekë

Gjithsej: 1 870 000 lekë

Procesverbal mbajtur me 17 prill

Vendi: shëtitorja Murat Toptani

Shtylla: 19 044 lekë

Ndriçues dekorativ: 5 copë 171 294 lekë

Gjithsej: 190 334 lekë

Procesverbal mbajtur me 15 prill

Pastrim I trotuarit pergjatë fasadës së objektit: 48600 lekë

Pastrim I rrjetave te dritareve  ne katin bodrum 10 800 lekë

Gjithsej : 59 400 lekë

Procesverbal mbajtur me 16 prill

Pemë lofate 12 000 lekë

Pemë Arizona 21 000 lekë

Lule decorative 88 500 lekë

Vazo decorative 15 000 lekë

Gjithsej 136 500 lekë

Procesverbal mbajtur me 16 shkurt

Dëmtim të hapësirës publike, dhe të gjelbër

Dëmi: 20 000 lekë

Procesverbal 15 prill

Shëtitorja Murat Toptani

Dëmtim I shtyllave apo ndriçuesve: 20 000

Gjobat nga Bashkia Tiranë për Partinë Demokratike

16 shkurt             dëmtimi I hapësirës së gjelbër   20.000 lekë

16 shkurt             dëmtimi I pemëve decorative 136.500 lekë

15 prill                   kosot e pastrimit të Kryeministrisë 243.600 lekë

15 prill                   dëmtimi I shtyllave Rr.”Murat Toptani” 20.000 lekë

15 prill                   kosto e pastrimit 59.400 lekë

15 prill                   kosto e pastrimit 1.870.000 lekë

17 prill                   riparimi I shtyllave 190.334 lekë

Gjobat në total                                     539834 lekë

Burimi: Shqiptarja.com




Skip to toolbar