Shoqërohet në polici Emiliano Nina. Kushëriri i Ervis Martinajt u kap me armë te dera e Ilir Selmanit bashkë me një person tjetër.
Rrethanat e pranisë së Emiliano Ninës në banesën e Selmanit dhe qëllimi i takimit mes tyre mbeten të paqarta.
Ilir Selmani, i akuzuar për vrasjen e Santiago Malkos u lirua disa ditë më parë.
Selmani është i përfshirë në dosjen hetimore që lidhet me vrasjen e ish-policit Santiago Malko, ngjarje e cila vijon të jetë në proces gjyqësor.
Ilir Selmani që kur është liruar nga Apeli i Posaçëm, mbahet në arrest shtëpie me mbikqyrje policore. Kërkesa u bë nga prokurori Behar Dibra, u miratua nga gjykata dhe u zbatua nga policia e shtetit.
Kjo për shkak se Selmani konsiderohet personazh i rrezikshëm , i dënuar me 28 vite burg për vrasjen e ish policit Santiago Malko nga shkalla e dytë e gjyqësorit, vendim që u prish nga Gjykata e Lartë dhe u riktheu sërish në Apelin e Posaçëm për rigjykim.
Për shkak të kalimit të afateve, Apeli i ndryshoi masën Selmanit, vendimi që u dha nga një trupë që ushtron detyrën jashtë gjykatës së Apelit të Posaçëm.
