Pse nuk ka një çek për familjet dhe jo pako ushqimore? Veliaj: Krijohet treg i zi, pronar bëhet burri dhe blen çfarë do

AKTUALITET


Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka sqaruar se përse bashkia nuk jep çeqe për familjet në nevojë por pako ushqimore. Veliaj tha në “Real Story” në News24 se megjithëse duket një superide nuk ka funksionuar në praktikë pasi krijohet një treg i zi i çeqeve dhe pronar bëhet burri. Paketat ushqimore sipas tij, ndihmojë që gruaja të mos dhunohet.

Minxhozi: Po ju kujtoj thjesht që Erion Veliaj nuk ka nevojë për një pandemi për të zbritur në terren. Ka zbritur pa pasur pandemi. Kjo është një gjë pozitive siç nuk o ishte pozitive mbiekspozimi që merr disa herë përsipër. Roli i tij krucial në këtë krizë sepse është menaxheri i akumulimit të numrit më të madh të banorëve siç është Tirana.


A do ishte më mirë të përdorej një mekanizëm që do shmangte dhe abuzimet eventuale gjatë rrugës me ushqimet?

Erion Veliaj: Që në kohën që kemi qenë në ministri kjo ka qenë një ide, që të japim një kupon, një çek. pavarësisht se ngjan si një super ide, nuk ka funksionuar në praktikë. Krijohej një treg i zi i këtyre çeqeve. Në qoftë se ceku bënte 50 mijë lekë. dikush që kërkonte alkool e cigare e shiste për 30 mijë lekë. pronari i çekut bëhej burri dhe blinte gjërat që donte jo ushqimet për fëmijët. Funksionon më mirë të mbledhësh pakon ushqimore. në Tiranë nuk kemi pasur asnjë rast abuzimi. Sikur të vazhdonte dhe për 3 muaj kjo situatë, jemi të furnizuar për çdo rast. Për të ndihmuar fëmijët dhe zonjat që të mos dhunohen në situata të tilla, është që të çohen paketa ushqimore dhe iu shkon e gjitha e nuk kemi një treg të zi.




Skip to toolbar