Punime në bypassin e Vlorës, ARRSH njofton: Ky është segmenti që do bllokohet nga 10 nëntori

AKTUALITET


Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) ka dalë me një njoftim të rëndësishëm për drejtuesit e mjeteve të cilët përshkojnë bypass-in e Vlorës.

ARRSH njofton se për shkak të punimeve që do të kryhen, nga data 10 nëntor, duke filluar nga km 12 që fillon mbas fshatit të Kaninës, deri në km 20 në afërsi të kryqëzimit që del në Rradhimë, segmenti do të jetë i bllokuar.

Hapja e segmentit për qarkullimin e mjeteve do të behët pasi të kenë përfunduar punimet.

Njoftimi i ARRSH:

Në Bypass-in e Vlorës do të kryhen punimet për rivitalizimin dhe mbrojtjen e skarpatave nga rënia e gurëve

Për kryerjen e këtyre punimeve është e nevojshme mbyllja e përkohshme e trafikut, konkretisht nga km 12 që fillon mbas fshatit të Kaninës, deri në km 20 në afërsi të kryqëzimit që del në Rradhimë

Bllokimi i trafikut në këtë segment do të kryhet duke filluar nga data 10.11.2023 deri në përfundimin e të gjitha punimeve të nevojshme për t’u kryer pa prezencë trafiku.

Kërkojmë mirëkuptimin e banorëve dhe përdoruesve të rrugës për këto ndërhyrje që po kryhen në këtë aks deri në përfundimin e plotë të këtij projekti.



Skip to toolbar