Punonin si restorant me leje për “fast food”, AKU gjoba të majme disa subjekteve

AKTUALITET


Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka marrë masa të ashpra ndaj disa subjekteve që ofronin shërbime në fushën e ushqimit. Konkretisht, AKU ka mbyllur një Restorant në Spille, me pronar Ardian Dyrmishin, pasi sipas njoftimit zyrtar, ky subjekt ushtronte aktivitetin i papajisur me licence përkatëse. Në këto kushte, AKU i ka vendosur një gjobë prej 2.2 milion lekësh këtij subjekti, duke i ndërpreë njëkohësisht dhe aktivitetin.

E njëjta masë është marrë edhe ndaj subjektit “Fish Store” në Tiranë, që ushtronte aktivitetin si restorant i papajisur me licence përkatëse. Ndaj këtij subjekti është vendosur një gjobë prej 2.2 milion lekësh, duke ndërpreë njëkohësisht edhe vazhdimin e aktivitetit.

Subjekti “Ilmi Sinani” me aktivitet “Magazinë Ushqimore”, Lushnjë, ushtronte aktivitetin i papajisur me licencën përkatëse, pa patur dhe zbatuar sistemin e gjurmueshmërisë dhe pa manual vetëkontrolli. Për shkeljet e konstatuara, këtij subjekti i ëhstë vendosur një gjobë prej 1.2 milion lekësh, duke i ndërperë dhe aktivitetin.

Po në Lushnjë, ndaj subjektit Novruz Uka, me aktivitet një magazinë ushqimore, është marrë masa e gjobës prej 1.3 milion lekësh si dhe ndërperje e aktivitetit, pasi edhe ky subjekt ushtronte aktivitetin pa pasur licencë përkatëse.



Skip to toolbar